Mjeku Ilir Alimehmeti analizon masat e marra nga qeveria gjatë pranverës si dhe sjell në vëmendje një studim të Universitetit të Harvardit.
Aq më të rrepta jane masat aq më pak përqindje e popullatës kalon virusin dhe krijon antitrupa. Që do të thotë se përqindja e popullatës së ndjeshme në shtator, tetor, nëntor do të jetë pak a shumë e njëjtë si përqindja e popullatës në mars se nuk lejuam shpërndarjen e virusit. Disa shtete që e kanë lejuar deri diku duke pasur përqindje më të ulët në vjeshte do të kenë më pak raste dhe më pak mbingarkese spitalore, sepse çelësi i suksesit është mos te kete mbingarkesa spitalore. Ne deri më sot e kemi patur spitalin kurrë më shumë se 10%. Që do të thotë kemi pas mundësi për lehtësim masash. Pse e ka përmendur këtë masë? Se është mundësia me e keqe. Që vala e vjeshtës të jetë me e ashpër se e pranverës sepse mbivendoset me viroza të tjera.
Ndërkohë epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon se dhe 2 skenarë të tjerë më të butë, parashikuar nga Universiteti i Minesotës.
Le ta marrim si puna e tërmetit. Kjo është vala e madhe dhe do të ketë valë pas goditëse gjithnjë e më të vogla dhe zgjasin me vite. Është një mundësi tjetër. Ka dhe një mundësi tjetër të tretë e cila mund të shfaqi një valë tjetër në vjeshtë, më të butë dhe pastaj vazhdon me valë pas goditëse më të buta.
Kjo periudhë sipas Alimehmetit duhet ti shërbejë autoriteteve shëndetësore për të marrë masa për të përballuar çdo situatë në shtator apo tetor. Prandaj na duhen testet ne mase në popullatë. Të kuptojmë se sa përqind e popullatës sot e ka virusin apo ka krijuar antitrupa. Të kuptojmë sa e rëndë ishte kjo sëm undje tek ne dhe e dyta të bëjmë gati shërbimet spitalore në rast se kjo valë përsëritet ne menyre me te lartë.