Ne nje fshat te Vlores te quajtur Gjorm, jeton familja e shqiptarit qe ka tmerruar Londren dhe gjate ketyre 10 viteve kjo familje nuk dinte asgje. Ne kete shtepi jeton nena e Astrit Kapaj qe e cila as degjon dhe as nuk flet. Astritt aty vjen rralle dhe sic thote Nexhipi vellai i tij e kane ngritur cdo gje me djerse dhe nuk kane lidhje me ate qe thuhet ne media.
Nena e moshuar nuk di asgje per ate qe ka ndodhur dhe i ka habitur te gjithe. Ajo ne fakt mendon se kane ardhur per ta ndihmuar te shkoje tek i biri ne Angli.
Madje vellai i madh qe eshte kujdesur per te gjate gjithe kohes pas humbjes se te atit, tregon se nuk mund te besoje asgje qe ka ndodhur apo qe vellai i tij eshte i tille. Ne Angli Astrit Kapaj eshte mjeshter ne çaktivizimin e kamerave te sigurise dhe pas nje kerkimi 10 vjecar tashme policia ka rene ne gjurmet e tij.
Ne gjykate Kapaj ka pranuar se ka plackitur 22 banesa te njerezve te pasur ne Wimbledon te Londres ne zonen e vipave, me nje vlere prej disa miliona sterlina. Por fakti me i cuditshem eshte se vete Astriti, babi i dy femijeve jetonte ne Manchester dhe cdo dite bente 200 milje udhetim drejt Londres per te vazhduar aktivitetin e tij.