Home News Ne kemi nevojë për këtë sa më shpejt të jetë e mundur:...

Ne kemi nevojë për këtë sa më shpejt të jetë e mundur: Merkel merr një vendim të ri për Gjermaninë

495
0

Kancelarja gjermane Merkel pritet te vazhdoje masen e distancimit social si pasoje e parandalimit te infektimit me koronavirus. Shefi i shtabit te emergjences ne gjermani tha se me siguri masat do te zgjerohen deri ne 10 maj per momentin, raporton reuters.

Disa dyqane tashme jane rihapur ne Gjermani. Provinca jugore e gjermanise Bavaria njoftoi se masat e bllokimit do ti shtynte deri ne 10 maj. Braun, anëtar i CDU, tha se një diskutim më i madh rreth hapave të mëtejshëm për të lehtësuar mbylljen në Gjermani do të zhvillohej në samitin tjetër në 6 maj, transmeton lajmi.net.

Ai tha se vendimi për të lehtësuar kufizimet varej nga zhvillimi i numrave të infeksionit. “Ne ende nuk mund të themi nga shifrat aktuale nëse do të ketë hapje të mëtejshme”, tha Braun.

Shefi i shtabit të Merkel shtoi se zhvillimi i aplikacionit për gjurmimin e kontaktit ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm duke shkuar përpara. “Ne kemi nevojë për këtë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.