Autor i këtij veprimi është një shqiptar 33-vjeçar, me banim në Marca, Itali i cili ishte i shtruar në spital në për shkak se vuante nga depresioni dhe donte te kthehej ne Shqiperi me cdo kusht.
Burri mori biçikletën e tij i pa pajisur me doreza dhe maskë, të cilat janë gjithashtu të detyrueshme për çdo lloj lëvizje dhe mori daljen e autostradës Treviso Nord, në San Sisto di Villorba.
Ai u nis per te shkuar drejt Shqiperise. I pyetur nga forcat e policë pasi e ndaluan, për arsyet që e kishin nxitur të dilte me biçikletë në autostradë, burri u përgjigj se ishte i rraskapitur dhe se dëshironte të kthehej në vendin e tij, Shqipëri.
33-vjeçari ishte në gjendje te renduar psikologjike, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur një gjobë shumë të lartë: 42 euro për hyrje të paligjshme në autostradë (biçikletat nuk lejohen) dhe 533.33 euro për mosrespektim të dekretit të lëshuar nga qeveria për të parandaluar përhapjen e Koron.avirusit.