Home News Ndryshon udhetimi ajror, keto jane rregullat e reja qe ju duhet te...

Ndryshon udhetimi ajror, keto jane rregullat e reja qe ju duhet te dini para se te hipni ne avion

387
0

Tashme normat e reja te udhetimeve ajrore kerkojne qe cdo pasagjer qe do te udhetoje me aeroplan e ka te detyrueshme te mbaje nje maske gjate udhetimit. Ket te hene “JETBLUE” ka njoftuar se duke nisur nga data 4 Maj te gjithe pasagjereve do tu kerkohet mbajtja e maskes e detyrueshme gjate udhetimit. Firma ka shprehur se kjo eshte etika e re ajrore, pasi vendosja e maskes nuk ka te beje me veten por eshte per te mbrojtur te tjeret perreth.

E njejta deklarate u be edhe nga American Airlines dhe Delta te cilet kane vendosur qe pasagjereve t`u sigurohet maske qe mbulon hunden edhe gojen, qe ne piken e kontrollit e pergjate gjithe udhetimit, se bashku me dezifentantet. Ne fillim te Majit do te nisi shperndarja e maskave dhe mendohet se do te perhapet si norme ne te gjitha fluturimet si edhe per punonjesit qe kane nisur qysh kete jave me kete mase sigurie.

Per udhetaret maskat do te jene te disponueshme ne sportelet e biletave,e madje edhe ne aeroplane. Ne Kanada, Ministri i Transportit ka njoftuar per kete situate dhe e ka bere te detyrueshme mbajtejen e maskes ne aeroperte dhe avione.