Home News Ndryshon skenari për fushaten elektorale, ja çfarë pritet këtë vit

Ndryshon skenari për fushaten elektorale, ja çfarë pritet këtë vit

70
0

Partitë politike në Shqipëri po përgatiten prej muajsh që të kenë gati skenarin e një fushate elektorale online, kjo për shkak të kufizimeve të Covid 19.

Një strategji që natyrisht do të kërkojë më shumë para të shpenzuara, në një kohë kur vendi përballet me thellim të varfërisë dhe shumë familje jetojnë nën minimumin jetik.

Por kjo ka pak rëndësi por ato që janë në qeveri, apo ata që duan të qeverisin neser, sepse për ta më shumë vlen përmbushja e objektivave personale, sesa interesi publik.


Kostoja do të jetë e lartë jo vetëm për pajisjet që do të blihen, por edhe për hapësirën televizive, sepse të shkosh tek shumë familje, pa ekranin e vogël është e pamundur. Zona të tëra të Shqipërisë nuk e kanë luksin e internetit.