Ministrja e Transporteve, Belinda Balluku ka shpjeguar sistemin e ri që do të përdoret për te gjithe ata qe duan te kthehen ne atdhe nga data 4 maj dhe hapat që duhet të ndjekin të gjithë qytetarët e interesuar per t`u kthyer ne vendin e tyre.
Sot kam një lajm të mirë për të gjithë ata që ndodhen në pritje për t’u kthyer në atdheun e tyre. Masat lehtësuese që do të ndërmerren nga qeveria nga data 4 maj, do te kene ne konsiderate dhe procesin e riatdhesimit . Ju lutem, kini vëmendjen për mënyrën e re të riatdhesimit në Shqipëri. Duke filluar nga data 4 maj, duhet të aplikojnë direkt në faqen e Air- Albania dhe të rezervojnë biletën për t’u kthyer në Shqipëri.
Gjatë këtij procesi duhet të deklaroni adresën e banimit. Pasi të gjithë ato zona të konsideruara të ‘gjelbra’ nga Ministria e Shëndetësisë, do të duhet të karantinohen për 14 ditë në strukturat përkatëse hoteliere të përshtatura si struktura të Covid-19, dhe do paguajnë vetëm 7 euro për ushqimin. Ndërkohë, në të gjitha ato zona të konsideruara të kuqe, do të vetëkarantinohen në banesat e tyre, tha ndër të tjera ajo.
Gjatë udhëtimit me Air Albania, kur te gjendeni ne bordin e saj ju do të plotësoni një formular vëtëdeklarimi te adreses tuaj, por me pergjegjesi te plote pasi në rast deklarim të rremë do të aplikohen masa ndëshkimi në bazë të ligjeve në fuqi.