Home Menyre Jetese Motrat mjeke: Kur mora rrogen e pare në Gjermani, nuk dija ku...

Motrat mjeke: Kur mora rrogen e pare në Gjermani, nuk dija ku ti shpenzoja aq shume para. Ne Shqiperi na thonin…

847
0

Aurora dhe Elona Meta, jane dy motra me profesion mjeke, te cilat jane edhe themelueset e “Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë”. Ato treguan në studion e Vizioni i Pasdites, arsyet e largimit drejt Gjermanisë.

Ato parashtruan mungesën e praktikave në qendrën spitalore si dhe pamundësinë për tu punësuar si praktikante që në fillimet e karriesës së tyre, që sipas tyre edhe sot e kesaj dite me kete veshtiresi perballet cdo student mjekesie.

Normalisht, minimumi është që njeriu të punësohet dhe pastaj hap pas hapi të arrijë dhe në sukses. Gjë që ishte e pamundur dhe arsyeja kryesore ishte fakti që nuk arritëm të punësohemi ne Shqiperi. Pasi trokitëm te zyrat përkatëse ku ofrohen punësimet dhe aty u zhvlerësuam, nuk na morën fare parasysh, u shpreh mjekja Elona Meta .

U larguan nga Shqipëria me 0 praktikë pune. Te dyja si motra u përballën me një realitet tjetër në Gjermani ku na u dallua edhe më shumë varfëria në studim, si studentë shqiptarë.