Home Menyre Jetese Moti bën kthesën e madhe, ja cfare meteorologët paralajmërojnë meteorologët per javen...

Moti bën kthesën e madhe, ja cfare meteorologët paralajmërojnë meteorologët per javen tjeter

141
0

Edhe sot në tërë rajonin tonë është mot krejtësisht stabil, me diell dhe shumë i nxehtë, ndërsa nga nesër do fillojnë jo-stabilitetet e izoluara atmosferike përderisa fillon edhe ulja e lehtë e temperaturave fillimisht në Kosovë, pastaj edhe në pjesët tjera të rajonit.

E hëna na sjellë mot ende të nxehtë, ndërsa priten rrebeshe në Shqipëri. Rrebeshet do jenë të karakterit lokal dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin.

Nga e marta pritet fuqizim i veprimit ciklonik në rajon duke sjell rrebeshe lokalisht të fuqishme dhe më të përhapura. Temperaturat shënojnë ulje të mëtutjeshme.

Rrebeshe të herëpashershme afatshkurtra priten edhe në viset bregdetare me ulje të lehta të temperaturave, por priten edhe intervale të gjata me mot i qendrueshem dhe me diell.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here