Home News Mos dilni nga banesat/ Policia del me njoftimin urgjent: Nëse ju kapim...

Mos dilni nga banesat/ Policia del me njoftimin urgjent: Nëse ju kapim jashtë do…

584
0

Policia e Shtetit ka dalë me nje njoftimin urgjent se personat e infektuar me koronavirus nuk duhet të dalin nga banesat, duke iu bërë me dije sanksionet ligjore të parashikuara në Aktin Normativ, në rast të shkeljes së vetëkarantinimit të detyrueshëm.

Policia e Shtetit disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e të infektuarve me koronavirus të cilat iu vihen në dispozicion të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë. Shërbimet e Policisë, në bazë të listave përkatëse, kanë telefonuar dhe kanë kontaktuar me secilin prej këtyre personave dhe u kanë kërkuar në mënyrë të prerë të mos dalin nga banesa, duke iu bërë me dije sanksionet ligjore të parashikuara në Aktin Normativ, në rast të shkeljes së vetëkarantinimit të detyrueshëm, njofton policia.