Mjeku infek.sionist Pëllumb Pipero ka folur në një lidhje me Skype ne emisionin “Zonë e Lirë” për situatën e koron.avirusit në vend. Në studio është transmetuar nje video që disa fëmijë ja kanë dedikuar mjekëve që janë në vijën e parë të luftës ndaj koron.avirusit. Një video që e ka emocionuar shume mjekun Pipero.
“Sot duhet të jesh mjek të përjetosh këto emocione, është e jashtëzakonshme. I kam sytë plot me lot, është e jashtëzakonshme. Duhet të jesh aty në spital dhe të dëgjosh këto vajza që të përjetosh këto emocione. Ju përqafoj fort ato dhe juve, që na percollet këto emocione”, ka thënë mjeku i emocionuar.