Sallat e operacioneve në spitalin e Traumës janë mbyllur. Burime për “News24”bëjnë me dije se shkak është bërë ndotja e sallave.
Ato do të qëndrojnë të mbyllura ditën e hënë dhe të martë dhe shumë pacientë të cilët kanë pasur operacionin e programuar nuk do të mund të operohen.
Mjekët shprehen të shqetësuar përballë kësaj situate.