Ogerta Manastirliu deklaroi në “Opinion” se pas datës 11 automjetet do të lëvizin pa autorizim dhe kjo do te jete nje hap i ri drejt hapjes se plote.
Lëvizja pa leje e mjeteve do të jetë në zonat e gjelbra, por po vlerësohet se ndoshta mund të përfshihen edhe qarqet tjera.
Ja cfare deklaron ajo:“Do të lejohet zgjerimi i automjeteve pa autorizim duke nisur pas 11 majit. Po vlerësohet për zonat e gjelbra por po shikohet edhe për të gjithë qarqet e tjera” . “Transporti publik po vlerësohet për tu hapur në fazën e fundit”.
Manastirliu u shpreh se duke nisur nga data 18 maj do të rritet numri i riatdhesimeve dhete atyre kundrejt rregullave te reja.
“Nuk mund të themi një datë për hapjen e kufijve por do të rrisim numrin e riatdhesimeve nga data 18 maj”, shtoi ajo.