Olta Xhaçka ka dalë së fundmi në foltoren e parlamentit dhe ka folur për burrin e saj biznesmen,
Xhaçka tha:
U bë shumë kohë, që një deputet këtu ka ngritur një çështje për familjen time. Kolegut do i jap një përgjigje shumë të shkurtër.
Nuk kam shkelur asnjë ligj, as unë, as bashkëshorti im, as qeveria, as kryeministri im. Këtë e dinë të gjithë. Është turp të jesh në këtë parlament dhe të mos kuptosh ligjet. Që unë nuk jam në konflikt interesi këtë nuk e them vetëm unë, por e thotë ligji.
Bashkëshorti im ka zgjedhur të merret me biznes vetë, jo se pse u bëra unë ministre. E ka nisur biznesin si emigrant në Itali, njësoj si deputeti që sot flet. Sot po bën një hotel luksoz me 5 yje në jug.