Home News Ministrja jep lajmin e papritur per shqipetaret/ Dicka e mire vjen nga...

Ministrja jep lajmin e papritur per shqipetaret/ Dicka e mire vjen nga e hena

451
0

Testimi i ri serologjik do të nisë të kryhet nga e hena në laboratorin e dytë që do të jetë gati edhe për testimet për Koron.avirusin, laboratori i QSUT. Deklarata u bë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të laboratorit mikrobiologjik të QSUT-së, i cili do të kryejë teste te reja për konfirmimin e diagnozës dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut.

Në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT aktualisht jane siguruar 6 mijë teste, që janë te disponueshme. E gjithë struktura e laboratorit eshte e çertifikuar dhe është e ngritur për të filluar këtë testim të ri.

Duke theksuar se testimi serologjik do të kryhet në QSUT, Manastirliu tha se mbetet prioritet mbrojtja e personelit shëndetësor. Ajo tha se prioritet mbetet mbrojtja e stafit mjekesor dhe te githa strukturat e tjera qe perballen me shume me rrezikun sic jane policia e shtetit, ushtria etj.

Nderkohe doktoreshe Vjollca Duro u shpreh se laboratori i QSUT është i ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe stafi që do të punojë aty është i trajnuar me profesionalizem.