Home News Ministrja Balluku tregon kur do të rinisin fluturimet drejt Shqipërisë / Disa...

Ministrja Balluku tregon kur do të rinisin fluturimet drejt Shqipërisë / Disa vende nuk konsiderohen të sigurta

425
0

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka thene se:Për të thënë të drejtën, ashti siç ka deklaruar kryeministri Rama të premten e kaluar ne jemi gati, pra që dje nga data 1 qershor, per te qene nje vend i hapur si ato tokësore dhe ato ajrore. Nuk është se duket diçka që do të ndodhë, tha ajo.

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar planin e masave per levizjen e lire nga institucioni që ajo drejton, ndërkohë shtoi se Ministria e Jashtme u ka dorëzuar vendeve të tjera protokollin shpjegues për situaten aktuale ne Shqipëri.

Zonja Balluku tha se: Ministria e Jashtme ka dërguar në të gjitha shtetet protokollet së bashku me një letër, që shpjegojnë gatishmërinë e Shqipërisë për të pritur vizitorët e huaj dhe shqiptarët që duan të kthehen në vendin e tyre. Presim një përgjigje nga vendet e tjetra, ne jemi të gatshëm për tu hapur me kedo, pasi hapja bëhet në mënyrë të dyanshme. Ne i kemi disa të dhëna për shtete të ndryshme se si ata do hapen. Vjena si distinacion do të fluturojmë në 15 qershor. Fatkeqësisht do të jetë hap pas hapi, pasi disa vende nuk konsiderohen të sigurta, shtoi ministrja.