Detaje të reja kanë dalë në pah, nga k.rimi i rëndë i zbardhur vetëm pas 5 vitesh, ku 61-vjeçari Menduh Kurt-Deda u dhunua dhe u dogj i gjallë nga 3 persona.
Tashëm policia ka a.rrestuar Marjeta Karaj, dhe Gazmir Ngotën si autorë të ngjarjes, teksa djali i Karajt, Besmir Karaj është në kërkim.
Mësohet se 56-vjeçarja është drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”. Po ashtu mësohet se v.iktima ishte pjesë e kësaj qendre, ndërkohë që burime p.olicore pohojnë se 61-vjeçari kishte lidhje intime me Karajn.
Por gjithçka mes tyre është prishur për shkak të një borxhi prej 1 milion lekësh, të cilin Kurt-Deda nuk ishte mundur ta shlyente.
Për këtë arsye ai fshihej nga autorët prej kohësh, por një ditë ata arritën ta lokalizonin, dhe pasi e morën me forcë në makinë e tyre, kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Më pas, Ngota dhe Besmir Karaj, e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me l ndë djegëse.
Pjesë e një qendre për Ndihmë e Kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve brenda dhe jashtë vendit, Marjeta Karaj shihej jo pak herë nën shoqërinë e personaliteteve të vendit si psh,Ilir Meta, në atë kohë President, por edhe të ambjentalistit Sazan Guri, zonjes Eni Cobani etj,