Home News Mezi flet dhe mbushet me frymë, flet i prekuri nga koronavirusi: Nuk...

Mezi flet dhe mbushet me frymë, flet i prekuri nga koronavirusi: Nuk ja uroj as armikut

547
0

COVID-19 është pandemia me të cilën bota po përballet me frikë çdo ditë të saj. E ardhur nga Kina, dhe tashmë me epiqendër të re, Italinë, virusi po merr mijëra jetë në ditë.

Ekspetët dhe mjekët bëjnë thirrje që të ruajmë higjenën personale dhe duke u vetë izoluar në shtëpi, si arma e vetme në dorën tonë për te mposhtur këtë virus.

Një video e dhimbshme vjen nga Anglia, ku një shtetas i prekur nga COVID-19, mezi merr frymë dhe mezi flet, pas prekjes nga koronavirusi.

Andy Hardwick ka vështirësi për të mbajtur kokën drejt. Ai zbulon për të gjithë simptomat e koronavirusit dhe gjendjen e tij shëndetësore në këto momente.

Ai deklaroi se është 51-vjeç dhe ishte me shëndet të plotë duke theksuar se bente dhe palester 3 herë në javë, por ka vuajtur nga Astma herë pas here.

Më dhemb gjithë trupi, shpina me dhemb, qafa me dhemb, i gjithë trupi komplet. Ju nuk mund të mbusheni me frymë, nuk do të mund të lëvizni nga krevati dhe nuk do të keni fuqi as të vini kokën në një jastëk. Ky virus vërtet të shkakton dhimbje të madhe, nuk është si asgjë që kam pasur më parë, nuk është si gripi. Nuk do ia dëshiroja këtë gjendje as armikut tim më të keq.