Home News Mësohet shifra kolosale/ Ja sa shpenzoi Edi Rama këtë fundjavë nga paratë...

Mësohet shifra kolosale/ Ja sa shpenzoi Edi Rama këtë fundjavë nga paratë e shqiptarëve

509
0

Ndërkohë që Shqipëria kalon krizën e koronavirusit Rama shkon për fundjavë në Paris me charter personal 100 mijë euro. Deklarata e fortë vjen nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Në një postim në Facebook Bardhi shkruan se mosha dhe zullumet po e plakin Ramën që po braktiset çdo ditë e me shume nga qytetarët.

Postimi i plotë i tij:

Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh të kalojë fundjavën në Paris. Duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal, Kryeministri ka kaluar këtë fundjavë në Paris pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhetimi.

Për ç’arsye Edi Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale?

Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal?

Ndërkohë që ka ende shumë shqiptarë që presin të riatdhesohen ai përdor avionin e shtetit shqiptar për arsye personale.

Si mundet që Kryeministri ta trajtojë shtetin si pashallëk dhe të plotesojë qejfet e veta për udhëtime turistike ndërkohë që shqiptarët janë më të varfër se kurrë?

RAMAVIRUSI që ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve, që ka varfëruar dhe lënë të papunë shumicën e tyre, shpërdoron fondet publike për interesa personale.

Shqipëria nuk është pashalleku i Edit të Surrelit. Mosha dhe zullumet e kanë plakur autokratin në ikje, që po braktiset çdo ditë nga qytetarët e ndershëm shqiptarë.