Rastet e reja të rritura me të infektuar nga koronavirusi ne Shqiperi, për të tretën ditë radhazi, tregojnë qartë se kujdesi i qytetarëve duhet te jete i larte, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizohet sa më shumë përhapja e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë. Kështu eshte shprehur Rovena Daja nga ISSH.
Instituti i Shëndetit Publik sakaq ka publikuar në profilin në rrjetet sociale disa këshilla tani që masat kufizuese janë hequr pothuajse tërësisht, ku vetëm disa qytete mbeten zoa të kuqe.
Postimi i ISSH:
Parandaloni përhapjen e COVID-19
Në këtë situatë të lehtësimit të masave, kemi rritur vigjilencën për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID-19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdoni të respektoni distancimin fizik dhe të mbani higjienën personale.
Praktika për t’u ndjekur dhe shmangur në mënyrë që të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19
