Home News Merkel: Gjermania do ta marr përsipër që vaksina të jetë për të...

Merkel: Gjermania do ta marr përsipër që vaksina të jetë për të gjithë

570
0

Gjermania do të japë nje kontribut te rendesishem për të siguruar që vaksina kundër Koronavirusit, pasi të krijohet, të jetë e disponueshme për të gjithë anembane botes. Këtë e tha kancelarja Angela Merkel të shtunën.

Çdokush mund të preket nga virusi, kështu është detyra jonë që të punojmë së bashku rreth globit. Kjo nuk është vetëm një mundësi për të bashkëpunuar por më shumë një nevojë. Gjermani do të marri përsipër përgjegjësinë dhe do të sigurohet që pasi vaksina të jetë krijuar , të mbërritje tek të gjithë njerëzit, u shpreh Kancelarja.

Udhëheqësja gjermane tha se 8 miliardë euro të tjera nevojiteshin për zhvillimin e vaksinës që do të mbronte popullsinë nga koronavirusi. Liderët botërore janë zotuar per te përshpejtuar punën për testet, ilaçet dhe vaksinat dhe per ti ndare ato anembane globit, në kuadrin e një iniciative të OBSH.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen synon të mbledhë 7.5 miliardë euro në konferencën e donatorëve të hënën në mënyrë që vaksina të jetë e mundur për të gjithë. Shkencëtarë nga e gjithë bota kanë nisur testimin e versionit të tyre të vaksinës eksperimentale te njerëzit, me grupin e ekspertëve të Oksfordit që duket se prin në garën për krijimin e antidotit të Koronavirusit.