Mjeku Pëllumb Pipero, tregon që duhet të jemi vIgjilentë, sepse pandemia është ende në mesin tonë. Përmes skype për TvT, dr.Pipero, bën të ditur se në rastin e Shqipërisë, ende nuk është bërë një studim klinik lidhur me lojin e COVID-19, por po punohet në atë drejtim.
Ne jemi në situatë pandemie akoma, me gjithë rastet dhe numrin e ulët të të sëmurëve të shtruarve në spital. Ne nuk kemi bërë ende studime klinike lidhur me tipoligjinë e COVID-19, dhe se cilat kanë qenë ilacet që kanë bërë më shumë efekt te pacientët e trajtuar, por të gjitha studimet përktëse do të studiohen dhe do të referohen në një moment tjeter të dyte.
Personat e prekur nga Covid pas shërimit, rikuperohen dy javë pas asaj që ne e quajmë shërim, studimet kanë dëshmuar se edhe nëse izolohet pjesëzat e ARN, ato nuk janë me të aftë që të sëmurit dhe të infektojnë qytetarë të tjerë .
Dr.Pipero, me gjithë parashikimet referuar situatës së pandemisë, shprehet se gjatë muajit shtator, mund të presim një valë të dytë të të infektuarve me COVID, por të një intensiteti më të vogël.