Home News Mediat izraelite publikojne studimin e fundit: Koronavirusi ikën vetë, ja kur do...

Mediat izraelite publikojne studimin e fundit: Koronavirusi ikën vetë, ja kur do te ndodhe!

420
0

Gazeta Times of Israel ka publikuar një deklaratë të studiuesit Isaac Ben Israel me titullin Fundi i rritjes eksponenciale, rënia e përhapjes së koronavirusit.

Ai eshte i idese se pavarësisht politikave dhe masave kufizuese që ka marrë çdo vend, kudo është vënë re një tendencë e ngjashme e sëmundjes: shtim i shpejtë i infeksioneve të cilat arrijne pikun pas gjashtë javësh, dhe nga java e tetë, nis rënia e kurbës.

Sipas kesaj analize te studiuesit, ky trend shihet edhe në vende të tjera, duke përfshirë ato vende që kanë vendosur karantina të forta dhe kanë paralizuar ekonominë, po ashtu edhe ato që kanë vazhduar jetën si normalisht, me disa masa më të lehta. Të dhënat, thuhet në shkrim, tregojnë se politika e bllokimit mund të ndalet brenda disa ditësh dhe të zëvendësohet nga një politikë e distancimit të moderuar shoqëror.