Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka deklaruar se nga data 15 qershor do të rinisin fluturimet e rregullta me Greqinë. Vendimi i Qeverive të të dy vendeve për të rinisur fluturimet e rregullta parashikon edhe zbatimin protokolleve të rrepta të sigurisë kundër koronavirusit, të miratuara nga autoritetet e Shëndetit Publik.
Qeveria Shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e shteteve europiane, për të avancuar me procesin e hapjes së aeroporteve nga ana e tyre dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të njoftojë në vijimësi për çdo vendim që lidhet me rinisjen e fluturimeve. U bëjmë thirrje qytetarëve që përpara çdo udhëtimi jashtë vendit të mirë informohen lidhur me protokollet e sigurisë, të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojë dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë udhëtarët, deklaron MIE.