Home News Me Lot Në Sy, E Vetme Dhe E Heshtur: Nderron Jete 5-Vjeçarja...

Me Lot Në Sy, E Vetme Dhe E Heshtur: Nderron Jete 5-Vjeçarja Pa Prindërit Në Krah

461
0

Vogëlushja palestineze 5-vjeçare, prindërit e së cilës ushtria izraelite nuk i lejoi të shkojnë me të në operacion, ka ndërruar jetë. Vogëlushja palestineze nga Gaza, Aisha Lulu, udhetoje e vetme per ne Kuds për shkak të një operacioni të komplikuar në tru, pasi autoritetet izraelite refuzuan t’u japin leje prindërve të saj për ta shoqëruar.

Ajo vuante nga një sëm.undje në tru dhe nderroi jete menjëherë pas operacionit. Aisha u detyrua të luftojë vetëm me sëm.undjen, në një marrëveshje te pameshirshme ndërkombëtare, traktatet e të drejtave të njeriut, të drejtat e fëmijëve, të drejtën për shëndet dhe qasje në shërbimet shëndetësore në mënyrë të sigurt. Për shkak të rrethimit të Gazës nga viti 2007, qindra pacientë palestinezë kanë humbur jeten pasi u penguan për të marrë trajtimin e duhur.

Spitalet në Gaza ende nuk janë pajisur si duhet ndërsa palestinezët e sëm urë duhet të udhëtojnë në Izrael apo jashtë vendit për shkak të pamundësisë së kurimit në Gazë.