Ndërkohë që është rikthyer perseri frika nga prekja e koronavirusit, vazhdimisht nuk mungojnë as deklaratat e bujshme nga drejtuesit e OBSH, shpeshherë edhe kontradiktore.
Kështu ditën e premte kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ai është shume i shqetësuar për ndarjet që koronavirusi ka krijuar globalisht dhe brenda vendeve individuale, duke e quajtur atë një virus shumë të vogël që shkakton dem te madh
Ndërkohë që Tedros Adhanom dha alarmin për të keqen që na pret, në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video e tij ku shfaqet me barkun jashtë teksa kërcen vetëm me të brendshme në një lokal, madje me një gotë alkool në dorë.
Kjo video ka shkaktuar shumë polemika, duke qenë se bëhet fjalë për një ndër drejtuesit kryesor të shëndetit në të gjithë botën. Pikërisht këtu lind edhe pyetja që ka shumë debat: A e meritojmë të drejtohemi nga personalitete te tila?