Home News Mbeti e bllokuar në Elbasan, turistja franceze: Nuk dua të largohem! Shqipëria...

Mbeti e bllokuar në Elbasan, turistja franceze: Nuk dua të largohem! Shqipëria është shumë e bukur

425
0

Pandemia zuri të papërgatitur mijëra turistë, shumë prej të cilëve mbetën të bllokuar në shtetet që kishin vizituar për shkak të bllokimit të kufijve.
Njëra prej tyre është Sara Thival, një turiste franceze, e cila erdhi në Elbasan rreth dy muaj më parë së bashku me një grup miqsh.
Por, ajo u vu përballë dy zgjedhjeve; rikthimit të menjëhershëm në vendin e saj, apo qëndrimit në Shqipëri.

Sara vendosi të qëndronte në Elbasan, aty ku ndodhet që prej datës 7 mars, pasi për t’u rikthyer në Francë udhëtimi do të ishte shumë i gjatë dhe rrezikonte të merrte virusin.

Ajo thote:

Jam nga Franca dhe erdha në Shqipëri në 7 mars. Ishte zgjedhja ime të qëndroja këtu. Kur nisi pandemia pata dy zgjedhje të kthehesha në Francë, ose të qëndroja këtu. Kishte shumë raste te infektuarish atje kështu që vendosa të qëndroj, kjo edhe për faktin që nëse do të kthehesha duhet të merrja avionin dhe dy trena, udhëtimi ishte i gjatë dhe kishte shanse që unë të merrja virusin .
Ajo ka qëndruar këtë periudhë në një familje shqiptare.


Turistja franceze tregon se dëshira e saj për t’u larguar nuk është shumë e madhe, pasi është dashuruar me këtë vend.

Ndonëse Elbasani nuk mund të krahasohet asnjehere me Parisin, ajo shprehet se nuk e ka me nxitim të largohet prej këtu.
Unë doja të vija këtu dhe të rrija për një kohë të gjatë dhe po e shijoj qëndrimin tim këtu.