Aktorja e famshme turke, Ebru Şahin, i ka dhënë fund beqarisë, Ylli i telenovelave kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, basketbollistin e Cleveland Cavaliers, Cedi Osman ditën e djeshme.
Ceremonia është mbajtur në Ohër, vendlindja e basketbollistit.
Festa u mbajt me një varkë në liqen, ku çifti me të ftuarit u argëtuan të shoqëruar me muzikë maqedonase.
Ata do të mbajnë dhe një tjetër dasmë në Çeşme më 7 korrik. Şahin, e cila nisi të shoqërohej me basketbollistin verën e vitit 2020, i tha “Po” propozimit në Kapadokia.

