Në një deklarate, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, eshte shprehur se më datë 1 qershor ka shume mundesi qe të nisë hapja e çerdheve dhe kopshteve si publike ashtu edhe private.Ministrja theksoi se kopshtet dhe çerdhet publike e private duhet të kenë parasysh edhe protokollin e sigurisë.
Ministrja ka deklaruar edhe njëherë të gjitha bizneset që nisin punën e tyre më 11 maj, 18 maj dhe më 1 qershor. Më datë 11 do të hapen parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe qendrat tregtare. Më datë 18 maj nis hapja e bareve, restoranteve, galeritë e arteve, muzeve si dhe stërvitja e sportistëve në ambiente të hapura. Më datë 1 qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet publike e private.
Mirepo, ende nuk ka asnje një plan konkret për rihapjen e transportit publik sic jane autobuset urban.