Home News Pune e lodhshme cdo dite tek infektivi, mjeku zbulon dhuraten qe i...

Pune e lodhshme cdo dite tek infektivi, mjeku zbulon dhuraten qe i la gojehapur

931
0

Lufta me virusin tek Infektivi ne Tirane eshte e forte por ka dhe momente surprizuese . Mjeku i njohur Tritan Kalo, permes nje postimi ne facebook ka zbuluar nje dhurate qe stafi i Sherbimit te Semundjeve Infektive ne QSUT ka marre nga nxenesit e Gjimnazit “Muharrem Collaku ” , Pogradec. Ai ka treguar se nxenesit e kesaj shkolle kishin mbushur nje cante me dedikime ndaj mjekeve ne keto dite te veshtira qe po kalojne.


Postimi i plote


MRENJOHJE DHE MBESHTETJE ne keto kohe Covid-19 njohin shume menyra por gjetja origjinale e nxenesve te Gjimnazit “Muharrem Collaku ” , Pogradec nuk ka te krahasuar dhe na ka lene te gjitheve gojehapur.Ne adresen e Sherbimit te Semundjeve Infektive ne QSUT “Nene Tereza “, ka mberritur nje cante e mbushur plot me dhjetra e dhjetra kartolina , te prodhuara nga duart e ketij gjimnazi ,per gjithsecilin nga punonjesit tane.
ATA permes tyre na behen krah ne keto dite te veshtira. Permbajtja e kartolinave: ” Si je ?Une uroj te jesh mire.Po te dhuroj kete kartoline per te te hequr pak lodhjen dhe dhimbjen qe te shkakton maska ne fytyre dhe pse jo edhe per te rrembyer nje buzeqeshje. Dua te te falenderoj ty dhe te gjithe koleget tuaj , per punen e palodhur sepse fale jush do ja dalim!”
Te dashur nxenes te Gjimnazit “Muharrem Collaku ” , ne emer te kolegeve mjeke dhe te punonjesve te tjere JU FALEMINDERIT . ME SIGURI QE SE BASHKU DO JA DALIM MBANE “.