Home News Lëvizja e papritur, Albin Kurti i vendos taksë kamionëve që futen nga...

Lëvizja e papritur, Albin Kurti i vendos taksë kamionëve që futen nga Shqipëria

395
0

Hapja e kufijve nga ana e Kosovës për shtetasit shqiptarë është bërë në këmbim të një takse e cila sipas autoriteteve kosovare do të shërbejë për të paguar dezinfektuesin për secilin automjet. Kamionët që kanë kaluar sot nga Shqipëria drejt Kosovës janë taksuar me një tarifë në bazë të peshës së secilit prej tyre.

Ja cmimet për njësi sipas peshës së mjeteve të rënda

Nga 3.5 ton deri në 7 ton është 17 euro

Nga 7.5 ton deri në 19 ton është 19 euro

Mbi 12 ton është 22 euro

Pagesa thuhet ne një njoftimin te shpërndarë në pikat kufitare, se do të bëhet nga personi juridik ose fizik në momentin e hyrjes në territorin e Kosovës, ndërsa duhet të pajiset me një letër që dëshmon se është dezinfektuar./abcnews.al