Home News Lëkundje tërmeti në afërsi të Kavajës/ Cpo ndodh keshtu

Lëkundje tërmeti në afërsi të Kavajës/ Cpo ndodh keshtu

435
0

Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar në afërsi të qytetit të Kavajës.

EMSC raporton paraprakisht se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.0, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 9 km në lindje të Kavajës dhe 23 km në jugperëndim të Tiranës.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 19:27, ndërsa vatra e tërmetit ka qenë 5 km në thellësi të tokës.

Kujtojmë këtu që prej disa ditësh në vendin tonë janë regjistruar disa lëkundje sizmike, kryesisht në zonën e Durrësit dhe Korçës, të cilat kanë qenë me fuqi të ulët dhe pjesa më e madhe e tyre thuajse nuk janë ndjerë fare nga qytetarët. Per fat te mire kane qene lekundje te lehta dhe nuk kane krijuar panik tek qytetaret.