Home News Le të hapen te gjithe kufijtë, Europa u kërkon të gjithë vendeve...

Le të hapen te gjithe kufijtë, Europa u kërkon të gjithë vendeve anëtare të heqin kufizimet deri në fund të…

492
0

Komisionerja për çështjet e brendshme te Be Ylva Johansson ka bërë të ditur se Komisioni Evropian i ka kërkuar të gjitha vendeve anëtare të heqin kufizimet per te udhetuar deri në fund të qershorit, duke qenë se situata e shkaktuar nga pandemia eshte drejt permiresimit. Ne po i afrohemi një situate ku duhet të heqim të gjitha kufizimet per levizjne e lire dhe kontrolleve po ashtu, tha Johansson.

Ministrat e brendshëm të BE do të diskutojnë reagimin ndaj pandemisë Covid 19 në fushën e kontrolleve të kufijve të brendshëm dhe lëvizjes së lirë të njerëzve edhe me tej se zona e Schengen.

Ndërsa sezoni turistik veror po afrohet, disa vende, mes të cilëve Franca dhe Belgjika, kanë njoftuar rihapjen e kufijve, me më shumë vende të tjera dhe do ta bëjnë këtë më 15 qershor. Ndersa Italia ndërkohë i hapi kufijtë e saj të mërkurën.

Megjithate ende nuk po flitet ende për një vendim për hapjen e kufijve të jashtëm të BE. Kujtojme se Franca, Spanja dhe Italia janë mes vendeve më të goditura nga Covid-19.