Home News Lajmi i rëndësishëm për lejet e qëndrimit te shqiptareve ne Itali nga...

Lajmi i rëndësishëm për lejet e qëndrimit te shqiptareve ne Itali nga “Ambasada Shqiptare”/ Ja kur skadon afati i lejeve

327
0

Nje lajmerim me rendesi vjen nga Ambasada e Shqipërisë në Itali per shtetasit shqiptarë se lejet e qëndrimit italiane të skaduara ose në skadim mbi qëndrimin afatshkurtër në Itali gjatë pandemisë, do jenë të vlefshme deri më 31 gusht 2020 pra pas kesaj date nuk do te jene me te vlefshme prandaj duhet te keni kujdes.

Ambasada shqiptare thote se shtetasit shqiptarë që gjenden në Itali për qëndrim afatshkurtër (me vizë ose të përjashtuar nga detyrimi për t’u pajisur me vizë), por nuk mund të kthehen në vendin e origjinës për shkak të rrethanave (si mungesa e linjave lidhëse për transportin e njerëzve), mund të vijojnë përkohësisht qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme, pa përmbushur asnjë formalitet të mëtejshëm.

Qëndrimi në Itali përtej afateve të lejuara nuk do të dëmtojë statusin e tyre juridik, duke pasur gjithsesi parasysh detyrimin ligjor për t’u larguar menjëherë nga territori italian sapo pengesat aktuale të tejkalohen, shprehet Ambasada.