Ministrja e Shendetesise , Ogerta Manastirliu njoftoi planin e masave lehtesuese per situaten ne te cilen ndodhemi.
Ja se si shprehet ajo:“Kemi vendosur që nga data 4 maj, të përfshihen si zona të gjelbra, bashkitë e Tropojës, Belshit, Rrogozhinës, Peqinit, Cërrikut, Urës Vajgurore, Beratit, Poliçanit, Skraparit, Devollit, Pustecit, Maliqit, Mallakastrës, Kolonjës, Vlorës, Selenicës, Gramshit dhe Kuçovës.
Sipas ketyre rregullave pensionistet ne zonat e permendura me lart mund te levizin nga ora 6:00 deri ne 8:30 te mengjesit,ndersa te tjeret nga ora 9:30 deri ne 17:30 jo me shume se nje person.
Perjashtim bejne ata qe kane autorizim pune.Rregullat perfshijne dhe mjetet private te transportit qe do te lejohen te qarkullojne vetem brenda qarkut ose bashkise perkatese nga ora 9:30 deri ne 17:30 vetem me nje pasagjer.Pertej orarit te caktuar mund te qarkullojne mjetet qe kane autorizim ne e-Albania.