Italia eshte duke dale me sukses nga pandemia. Lajme te mira vijne nga shteti fqinje ku gjendja eshte duke u qetesuar, teksa në 24 orët e fundit konfirmon nje ulje drastike te jeteve te humbura nga koronavirusi. Sot, vetëm në Rajonin e Lombardisë u regjistruan 85 jete te humbura.
Lajmi u be i ditur nga autoritetet e Mbrojtjes Civile Italiane dhe kjo renie pritet te vazhdoje dhe ne ditet ne vijim. Me keto shifra, numri total i jeteve te humbura shkon në 30 395, që prej fillimit të pandemisë.
Ndersa lajmi shpres dhenes eshte se gjatë ditës së sotme numri i të shëruarve në Itali ishte 4828, ndërsa në total numri ka shkuar mbi 100 mijë dhe ky numer eshte ne rritje cdo dite.
Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1083 raste të reja pozitiv me koronavirus por kjo shifer eshte ne renie dhe pritet qe te ulet ndjeshem ne ditet ne vazhdim pasi dhe virusi ka humbur fuqin e tij. Keshtu raportohet nga ekspertet italian.
Shpresojme qe dite me te mira te vijne per popullin italian