Shume shqiptare kane qene ne pritje per te gjetur nje vend pune ne Gjermani pas lehtesirave ne procedura te vendosura se fundmi nga qeveria gjermane.
Mirpo sipas DW, ndalesat për udhëtime pa arsyetim nga vendet e treta, ku hyn edhe Ballkani Perëndimor, do te zgjaten deri më 15 qershor. Gjermania ka vendosur të hapë gradualisht kufijtë me disa nga vendet fqinje, ka raportuar DW. Me Luksemburgun kufiri do të hapet qysh të shtunën, po ashtu pritet që së shpejti të ketë heqje të kontrolleve kufitare edhe me Danimarkën.
Këtë dhe lehtësime të tjera i beri me dije ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, të mërkurën, në Berlin, në një konferencë per shtyp pas mbledhjes se kabinetit te kancelares Angela Merkel. Për vendet e treta, ku hyn edhe Ballkani Perendimor, qeveria gjermane vendosi t’i bashkohet këshillës per tu hapur me keto vende, por do te zgjaten deri ne 15 qershor.
Hapja u sinjalizua nga Gjermania është e lidhur me një kusht: Që niveli i infeksioneve të jetë i njëjtë në të dyja anët e kufirit, dhe të mos ketë rritje. Si shifër orientuese Seehofer tha se vlen e njëjta që ka caktuar qeveria gjermane për zbutjen e masave parandaluese në Gjermani. Kjo do të thotë që numri i infeksioneve të reja mos jetë më i lartë se 50 në 100 000 banorë brenda një jave.