Tema më e diskutuar për të gjithë është a do zhduket koronavirusi qe jeta ti rikthehet perseri normalitetit. Mjekët rusë kanë dhënë një lajm që na gëzon të gjithëve. Sipas mjekëve në temperatura mbi 30 gradë celcius, virusi bëhet krejtësisht inaktiv pra humbet cdo fuqi kontakti.
Virusi bëhet krejtësisht inaktiv ose humbet aftësinë e tij për të shkaktuar sëmundje, kur temperaturat e ajrit janë më shumë se 30 gradë celcius. Kështu bën me dije autoriteti rus për shëndetin Rospotrebnadzor, në një lajm të shpërndarë përmes kanalit të tij Telegram, cituar nga Il Messaggero.
Sipas këtij publikimi rus, lagështia e ulët dhe rrezet e diellit e dobësojnë dhe shkatërrojnë virusin, që ngordh plotësisht në temperatura më shumë se 70 gradë celcius.
Në fakt, deri në këto momente edhe pse nuk ka patur prova shkencore, mjekët dhe studiuesit kanë shpresuar që rritja e temperaturave do të ndikonte në rënien e virulencës së koronavirusit dhe dobësimin e tij, duke bërë që edhe personat e prekur të shfaqnin simptoma të lehta ose të ishin asimptomatikë.