Home News Lajm i mirë për shoferët/ Arrihet marrëveshja, ky shtet njeh patentat shqiptare

Lajm i mirë për shoferët/ Arrihet marrëveshja, ky shtet njeh patentat shqiptare

415
0

Një tjetër shtet njeh patentat shqiptare. Bëhet fjalë për Turqinë, të cilët kanë vendosur që të njohin patentat shqiptare pas marrëveshjes së arritur mes dy shteteve. Kjo është një marrëveshje e ndërsjelltë për të njohur patentat apo lejet e drejtimit. Tashmë patentat apo lejet e drejtimit të shqiptarëve do të njihen edhe në Turqi kurse ato turke do të njihen edhe në Shqipëri.

V E N D I M

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË DHE SHKËMBIMIN E LEJEVE TË DREJTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren zyrtare.