Home News Lajm i mire. Familjeve një shtesë prej 300 euro për fëmijë: Publikohen...

Lajm i mire. Familjeve një shtesë prej 300 euro për fëmijë: Publikohen detaje të pakos stimuluese prej 130 miliardë eurosh të Gjermanisë

449
0

Lajm i mire vjen nga Gjermania ku politikanet kane rene dakord për një paketë të re stimulimi të brendshëm të mërkurën me vlerë 130 miliardë euro. Kjo eshte nje shume relativisht e larte per te ndihmuar ekonomine gjermane.

Angela Merkel pohoi se: Madhësia e paketës do të arrijë në 130 miliardë euro për vitet 2020/2021, 120 miliardë prej të cilave do të shpenzohen nga qeveria federale. Ne kemi një paketë stimulimi ekonomik, një paketë për të ardhmen, dhe përveç kësaj, tani po merremi me përgjegjësinë tonë për Evropën dhe dimensionin ndërkombëtar.

Masat e tjera përfshijnë sigurimin e familjeve me 300 euro shtesë për fëmijë dhe dyfishimin e zbritjes në skemën e bonusit per blerësit e makinave.