Home News LAJM I FUNDIT/ Situata serioze, qeveria mer vendimin të izolojë vendin. Ja...

LAJM I FUNDIT/ Situata serioze, qeveria mer vendimin të izolojë vendin. Ja detajet

71
0

Qeveria e Republikës Çeke miratoi një sërë masash që e izolojnë vendin, i cili po përballet me shifra rekorde të rasteve me koronavirus.


Vendimi vjen pasi Çekia njoftoi të mërkurën se në 24 orët e kaluara ka regjistruar 11,984 raste të reja me koronavirus – shifër kjo rekorde.Ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, tha se parashikimet tregojnë se numri i rasteve të reja ka të ngjarë të arrijë kulmin rreth datës 11 nëntor.

Republika Çeke, vend me 10.7 milionë banorë, ka konfirmuar në total mbi 190,000 raste – mbi 120,000 prej tyre vetëm gjatë tri javëve të para të tetorit.