Home Menyre Jetese Lajm I FUNDIT/ Ndahet nga jeta presidenti, autoritetet shpallin ditë zie

Lajm I FUNDIT/ Ndahet nga jeta presidenti, autoritetet shpallin ditë zie

414
0

Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe v.diq të premten në moshën 73-vjeçare, raportojnë mediat.

“Ministria e Çështjeve Presidenciale ngushëllon popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe, kombin arab dhe islamik dhe botën për vdekjen e Lartësisë së Tij Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe”, thuhet në një deklaratë të WAM.

Po ashtu autoritetet shpallën ditën e sotme, ditë zie dhe flamujt u valvitën në gjysmë shtizë në nder të Sheikut.

Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan shërbeu si president i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Abu Dhabit që nga 3 nëntori i vitit 2004.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here