Shifrat e infektimeve, humbjes se jetes dhe situata ne spitale ka vene ne alarm qytetarët qe po flasin keto dite se pritet një mbyllje e dytë e vendit.
Ndonëse situata paraqitet tejet kritike dhe kufizimet e fundit nuk kanë sjellë asnjë përmirësim të shifrave, anëtarët e Komitetit të Ekspertëve përjashtojnë mundësinë e një mbylljeje të plotë.
Pas dy javësh kufizimesh në orarin e daljeve dhe mbylljen e shkollave në qytetet më të “nxehta” të virusit, sot komiteti i ekspertëve do të dalë me te tjera kufizime shtesë.