Home News LAJM I FUNDIT: BE merr vendimin e rendesishem për fluturimet me avionë...

LAJM I FUNDIT: BE merr vendimin e rendesishem për fluturimet me avionë dhe aeroportet

587
0

Rregullat e reja qe duhet ti dini para se te udhetoni ne BE:
Linjat ajrore nuk duhet të lënë bosh ndenjësen e mesit në avionë, por pasagjerët do të duhet të vendosin maska kur të ngjiten në bordin e avionit dhe nëpër aeroporte .

Sipas një dokumenti të Komisionit Evropian, ekzekutivi do të propozojë kuponë për fluturime të anuluara ose për pushime që do të qëndrojnë të vlefshme për të paktën një vit me mbrojtje kundër falimentimeve, kështu që njerëzit do ti pranojnë ato në vend që të kërkojnë rimbursime të plota nga linjat ajrore.

Autorizimi i përdorimit të vendeve bosh, për të rritur distancën fizike në avionë, nuk është i rekomandueshëm, thuhet në dokumentin e Komisionit.

Disa linja ajrore amerikane kanë zbatuar tashmë masa distancuese, disa duke bllokuar vendet në mes

Ekzekutivi i BE nuk ka pranuar qe të pezullojë ligjin, që u jep udhëtarëve të drejtën e një rimbursimi të plotë të parave, nëse fluturimi është anuluar.