Home News Ky shtet Evropian lehteson masat e koro.navi.rusit/ Te merkuren hapen shkollat

Ky shtet Evropian lehteson masat e koro.navi.rusit/ Te merkuren hapen shkollat

547
0

Pavarsisht paralajmërimit të OBSH-së për të mos lehtesuar masat ndaj koronavirusit, Danimarka do të hapë shkollat dhe qendrat e kujdesit shëndetësor kete te merkure. Lehtësimi i masave vjen si pasoje e numrit të infektuarve në vendin skandinav qe është stabilizuar.

Megjithatë, masat shtrënguese për mbylljen e lokaleve, restoranteve, qendrave tregtare, gjithashtu dhe ndalimi i grumbullimeve publike prej më shumë se 10 personash, do të qëndrojnë në fuqi dhe për të paktën 1 muaj. Kryeministrja Mette paralajmëroi se plani do të funksionojë vetëm atehere nese rregullat e mbylljes totale do të lirohen gradualisht.

“Është njësoj sikur të ecësh mbi një litar”, u shpreh ajo në një konferencë për shtyp. Deri më tani Danimarka raporton mbi 5000 persona të prekur me koronavirus dhe një total prej 237 vikt.imash.