Home News Ky është shteti i parë në Europë që rikthehet në izolim

Ky është shteti i parë në Europë që rikthehet në izolim

76
0

Europa eshte duke u përballur me nje rritje të madhe të rasteve të reja me koranavirus. Kjo ka bërë që shumë shtete të rikthejnë disa nga masat kufizuese për të parandaluar përhapjen e pandemisë me tej.

Irlanda është shteti i parë në Europë që po rikthehet në izolim po ku shkollat do të qëndrojnë të hapura.

Kryeministri i vendit Michael Msrtin, i ka kërkuar popullit, zyrtarisht, që të qëndrojë në shtëpi, por duke nënvijëzuar se dyert e shkollave do të qëndrojnë të hapura dhe në këto orare do të lejohet lëvizja.

Rregullat e reja, që do të hyjnë në fuqi për 6 javët në vijim, prej mesnatës së të mërkurës, përfshijnë mbylljen e çdo aktiviteti tregtar, jo të domosdoshëm, dhe limitojnë aktivitetin e bareve dhe restoranteve, duke lejuar që klienti ta marrë porosinë dhe të largohet, por jo të qëndrojë në ambientet e bareve.