Home News Kur do hapen lokalet e natës? Pipero rrëfen historinë e pazakontë...

Kur do hapen lokalet e natës? Pipero rrëfen historinë e pazakontë me dy vajzat që e ndaluan në rrugë

379
0

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka treguar një histori të pazakontë që i ka ndodhur kohet e fundit në Tiranë. Gjatë një interviste me Mirela Milorin, Pipera tha se e ndaluan në rrugë dy vajza, të cilat nuk i kërkuan as foto, apo ndonjë këshillë të vlefshme, por kishin një tjetër hall te madh. Ato e kishin pyetu mjekun se kur do të hapeshin lokalet e natës. Më tej, Pellumb Pipero i bëri apel te gjithe qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, pasi virusi ende nuk është zhdukur.

Ai tha:

Isha duke ecur në rrugë dhe më ndaluan dy vajza, o doktor o doktor! Unë thashë se donin të bënin ndonjë foto me mua. Edhe çne kjo fytyra ime, nuk shkon me ato vajzat, s’ka kuptim, megjithatë…thashë se donin foto, ato më thanë kur do hapen lokalet e natës? Po mirë, kaq të rëndësishme qenkan lokalet e natës i thashe, ndërkohë që virusi është ende nëpër këmbë. Nuk e kuptoj. Duhet të ruhemi dhe të bëjmë kujdes sepse virusi nuk është zhdukur.