Home News Kufijtë e mbyllur deri në date 31 gusht? Ambasada gjermane bën sqarimin...

Kufijtë e mbyllur deri në date 31 gusht? Ambasada gjermane bën sqarimin e rëndësishëm per shqiptaret

381
0

Këtë të mërkurë u përhap nje lajm se Gjermania do të mbajë kufijtë mbyllur deri në 31 gusht për te gjitha vendet që nuk janë pjesë e BE, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Por më pas erdhi një sqarim nga ambasada gjermane shume i rendesishem.

Ambasada shpjegoi se kufijtë do të jenë të mbyllur deri në këtë datë për shtetasit gjermanë që udhëtojnë jashtë vendit për qëndrime turistike.

Deri më tani nuk është marrë ende asnjë vendim, nëse do të zgjaten dhe eventualisht deri kur saktësisht pas datës 15 qershor do të zgjaten kufizimet e përkohshme për të gjithë Bashkimin Evropian të udhëtimeve jo të domosdoshme nga shtetas të shteteve të treta si p.sh shqiptarët në drejtim të Gjermanisë. Në ditët në vijim pritet më shumë qartësi rreth kësaj pike, thuhet në sqarimin e ambasades gjermane.