Home News Kryeministri Rama nuk ndalet me projektin e radhes: Ky do jete parku...

Kryeministri Rama nuk ndalet me projektin e radhes: Ky do jete parku më i madh në rajon!

304
0

Kompania franceze Voltalia as është fituese e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë me çmimin prej 24.89 euro për megavat. Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një ditë të mirë për ekonominë shqiptare sepse po futet një investim i huaj me mbi 100 mln euro.

Më vjen shumë mirë që pas një periudhe jo të shkurtër arritëm që të finalizojmë këtë proces duke pasur parasysh edhe një periudhen e veshtire si pasojë e epidemisë qe solli shumë pezullime dhe shtyrje të proceseve dhe të vetë garave që ishin shpallur.

Më vjen shume mirë që ne jemi në gjendje që të shikojmë konkretisht finalizimin e një përpjekje të madhe për të hapur një faqe të re në historinë e sistemit energjetik duke përfshirë një volum të rëndësishëm, i pari i kësaj natyre, energjisë diellore në sistem dhe një investim të huaj mbi 100 mln euro. Kjo do të bëhet nga një kompani me prestigj ndërkombëtar.

Kjo është një ditë shumë pozitive për Shqipërinë. Deri në 2050 pritet që të trefishojë nevojën për energji ku jetojmë. Ky është parku më i madh në rajon. Për ne është fillimi i një procesi, ku presim rritjen e këtyre kapaciteteve. Çmimi është fantastik, jashtë çdo parashikimi, pritshmëritë ishin larg. Uroj që të jemi në kantier në vjeshtë’ tha kryeministri Rama.