Home News Kryeministri: Pas 18 majit hapim kufijtë dhe fluturimet nga jashtë! A do...

Kryeministri: Pas 18 majit hapim kufijtë dhe fluturimet nga jashtë! A do karantinohet kush hyn dhe del nga vendi?

527
0

Pas dates 18 maj, kryeministri Rama ka vendosur se do të lehtësoje gjerësisht lëvizjen qoftë brenda për brenda vendit, qoftë edhe per udhetime jashte vendit . Ai ka thene se ka marre edhe autorizimin e posacem nga agjensia e caktuar ne BE, por per mundesite e riatdhesimit deri ne 15 qershor. Ndersa per ata qe kane aplikuar per riatdhesime tashme sapo te mberrijne ne Shqiperi nuk do te karantinohen ne hotele por ne shtepite e tyre me rregulla strikte.

Mbrëmë morëm autorizimin e posaçëm nga agjencia e sigurisë ajrore e BE-së që në kushtet e mbylljes së shengenit deri në 15 qershor na mundëson rritjen e numrit të fluturimeve të ‘Air Albania’ për korridorin humanitar për të lehtësuar riatdhesimet.

Qëllimi është që deri në fund të javës që vjen të kemi një relaksim të mëtjeshëm dhe pas 18 majit të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen qoftë brenda për brenda qoftë për të kapërcyer kufijtë. Por ka një kusht, numrat duhet të na ndihmojnë. Nëse kemi rritje të numrave, do bejme hapa mbrapa. Nëse në 18 maj hapim lokalet dhe kjo nuk respektohet distancimi do të ishte vetëvrasje. Në Korenë e Jugut u detyruan ti rimbyllin se doli nga kontrolli- tha ai.